Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin

Futboll

Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me 2 vite burg, për ish-sulmuesin e Juventusit, Udinezes dhe Italisë, Vinçenco Iakuinta, për armëmbajtje pa leje. Ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë.

Protagonist kryesor në çështjen e quajtur “Aemilia”, ishte babi i Iakuintës, me një të shkuar të errët në botën e krimit.  I ati i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.

Sipas autoriteteve përkatëse, armët ishin regjistruar por kalimi në përdorim te i ati i lidhur me mafian inkriminonte edhe ish-futbollistin.

Operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjesimin e mafias kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat