Portieri i Bayernit: Mendoj se loja do të vijë në ngritje

Futboll

Portieri i Bayernit: Mendoj se loja do të vijë në ngritje

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:35
Portieri i Bayernit: Mendoj se loja do të vijë në ngritje

Kapiteni i Bayern Munchenit, Manuel Neuer, ka thënë se skuadra është duke pësuar shumë gola.

“E kemi mbyllur ndeshjen shumë pak herë pa pësuar gol dhe kjo ka filluar të më shqetësoj.

Është detyra ime t’i ndaloj golat. Kemi pësuar nga disa gabime të vogla që në fund kanë rezultuar të mëdha, por goli i Wolfsburgut ishte shumë i bukur dhe nuk kisha asnjë mundësi për të reaguar.

Gjithsesi, në fund rëndësi kanë pikët dhe ato shkuan në favorin tonë. Është e vërtetë që skuadra nuk po shkëlqen, por kjo nuk është shqetësuese.

Mendoj se loja do të vijë në ngritje”, ka thënë Neuer, i cili është i bindur se Bayerni di se si të mposhtet Bayer Leverkuseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat