Thirrje publike shtetit: Na ndihmo t’i rinovojmë stadiumet

Futboll

Thirrje publike shtetit: Na ndihmo t’i rinovojmë stadiumet

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:38
Thirrje publike shtetit: Na ndihmo t’i rinovojmë stadiumet

Stadiume të reja, ose të rinovuara për të rifilluar. Shtet, na ndihmo! Presidentët e “Coni”, “Federcalcio” dhe “Lega” e shkruajnë këtë në një letër drejtuar Kryeministrit Conte dhe ministrave Gualtieri dhe Franceschini. Ndërhyrja fillon nga denoncimi i krizës, në të cilën ndodhet edhe sporti italian, i amplifikuar nga dhuna e pandemisë dhe nga shpresa e një rihapjeje. 

“Ne duhet të nxjerrim në pah dhe të denoncojmë gjendjen e vjetëruar dhe të mungesës së infrastrukturës sportive të vendit tonë, të pakrahasueshme me stadiumet në Europë, – shkruajnë Malago, Gravina dhe Dal Pino. – Krahasimi me kontekstin europian është i pamëshirshëm, Italia është prapa Anglisë, Gjermanisë dhe Spanjës për sa iu përket të ardhurave mesatare nga gara, spektatorëve, modernitetit të mjediseve, numrit të stadiumeve të reja të ndërtuara në 20 vitet e fundit”.

Letra nënvizon ngadalësinë e procesit të autorizimit, megjithë masat e fundit legjislative: “Shtëpitë për tifozët tanë nuk janë më mirëseardhëse, ato kanë nevojë për një rinovim të thellë, që nuk mund të shtyhet më. Kjo kërkohet me zë të lartë nga shumë klube, të ndaluara nga një burokraci që i pengon ato të investojnë dhe rinovojnë stadiumet, gjithashtu për të mirën e të gjithë sistemit sportiv italian. Koha mesatare për të marrë autorizimin për të ngritur një impiant të ri në Itali ndryshon ndërmjet 8-10 viteve, një shifër kjo dukshëm më e lartë se standardi europian, që është 2-3 vjet”.

Bashkangjitur dokumentit është “Deloitte Monitor Report”, i cili vlerëson mundësinë e një investimi “deri në 4.5 miliardë euro për 10 vitet e ardhshme, me krijimin e 25 mijë vendeve të reja të punës dhe të ardhurat nga taksat prej 3, 1 miliardë euro, që do të favorizojnë ekonominë reale. Ne nuk mund të presim më, i kërkojmë qeverisë të hapë një tryezë të dedikuar pune dhe veprime konkrete e të menjëhershme për të rifilluar sistemin tone. Le të mos humbasim më shumë kohë”.

Ndër propozimet është ajo e “zvogëlimit të numrit të autoriteteve kompetente të përfshira në procesin e autorizimit, aktualisht 6, duke u radhitur me praktikat më të mira të tregut; kompresoni numrin e fazave të parashikuara nga procesi i autorizimit, aktualisht 7, duke iu afruar praktikave më të mira europiane, ose mesatares europiane (5 faza); hiqni kufizimet legjislative në lidhje me përdorimin e synuar të strukturave”.

Këto kërkesa do të shkaktojnë diskutime, veçanërisht ajo e fundit, por që sigurisht meritojnë një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat