Sadio Mane i dedikoi golin e tij një tifozi shumë të veçantë

Futboll

Sadio Mane i dedikoi golin e tij një tifozi shumë të veçantë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:52
Sadio Mane

Sadio Mane ia kushtoi golin e shënuar ndaj Crystal Palace një tifozi.

Senegalezi pas golit i puthi gishtat dhe i drejtoi nga qielli, sikur po ia kushtonte golin dikujt, por nuk ishte e qartë për kë ishte.

“The Anfield Wrap” ka zbuluar se për kë ishte festa dhe kjo vjen nga një bisedë e shkëlqyer që Mane bëri me një tifoz.

Ai foli me vullnetarin e bamirësisë Lee dhe i tha tifozit që i pëlqente të kopjonte festimet, kështu që Lee i tregoi atij një për gjyshin e tij.

Mane pas golit, kopjoi festimin e tifozit dhe ia dedikoi golin gjyshit të tij…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat