Lazio – Napoli derbi i javës në Serie A

Futboll

Lazio – Napoli derbi i javës në Serie A

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Foto Ilustrim

Supersfida e javës së 12-të të Serie A luhet në Olimpico të Romës aty ku në orën 20:45 Lazio do të presë Napolin.

Lazio vjen në këtë sfidë pas dy rezultateve jo pozitive ndaj Veronas dhe Beneventos ku ka marrë vetëm një pikë.

Ndërkohë, Napoli vjen pas zhgënjimit që i krijoi humbja ndaj Interit, një disfatë që e la pasoja pasi Insigne u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë sot, ndërkohë që Mertens pësoi një dëmtim që do ta mbajë për disa javë jashtë fushave të futbollit.

Thomas Strakosha, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani me shumë gjasa do ta nisin sfidën nga stoli.

Më herët në orën 18:00 luhet një tjetër ndeshje shumë e bukur, pikërisht Atalanta-Roma me bergmaskët që do të bëjnë çmos për t’u rikthyer te fitorja përballë një Rome të cilën e kanë mposhtur shpesh në këto vitet e fundit.

Në orën 15:00, Milani kryesues sërish pa Ibrahimovic që u dëmtua përsëri dhe do të mungojë edhe 1 muaj, do të sfidojë në një transfertë delikate Sassuolon dhe në rast se skuadra e Piolit nuk fiton mund të humbasë edhe kreun, pasi Interi është aty dhe ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Spezias në San Siro ku do të synojë fitoren e 6-t rresht në kampionat.

Lajmi i mirë për Conten është që janë rikuperuar nga dëmtimet respektive Vidal dhe Brozovic dhe njëri mes tyre pritet ta nisë sfidën si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat