Bytyqi: Faleminderit Viking, është koha për një aventurë të re 

Futboll

Bytyqi: Faleminderit Viking, është koha për një aventurë të re 

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Bytyçi: Faleminderit Viking, është koha për një aventurë të re 

Futbollisti nga Kosova, Zymer Bytyqi, i jep fund aventurës në klubin norvegjez Viking.

“Faleminderit Viking, është koha për një aventurë të re!

Kam kaluar pesë vite të mrekullueshme në këtë klub fantastik. Nga sot jam futbollist i lirë dhe si çdo e mirë që e ka një fundi, i erdhi fundi edhe aventurës time me Vikingun. 

I nderuar që kam bartur fanellën e kësaj skuadre dhe që kam zhvilluar mbi 200 ndeshje, por është koha për një aventurë të re. Faleminderit klubit, drejtuesve që kam pasur gjatë këtyre viteve, trajnerëve e bashkëlojtarëve.

Mirupafshim.  Tani është koha për një klub të ri dhe objektiva të reja”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat