Teuta bën rikthimin te fitorja në fushën e rivalëve

Futboll

Teuta bën rikthimin te fitorja në fushën e rivalëve

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 20:57
Skuadra e futbollit Teuta

Teuta merr frymë sërish, pasi ka mposhtur 1-0 Laçin. Ndeshja e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore” foli e gjitha për durrsakët të cilët ishin më imponues në fushë, duke patur në pjesën më të madhe të takimit “komandën” e lojës. 

Pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, Pedro kalon Teutën në epërsi sapo nis pjesa e dytë.

Një aksion që nisi me një sërë kombinimesh, e më pas u finalizua me kokë nga sulmuesi në minutën e 46-të. 

Tre pikë për Teutën që i jep fund maktheve të humbjeve radhazi dhe shkurton distancën me kreun që mbahet nga Egnatia në 4 pikë. Laçi sakaq, prek fundin pasi në rast se Partizani mposht Vllazninë do të parakalohej në renditje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat