Dortmundi mposht Braunschweig dhe kualifikohet në raundin tjetër

Futboll

Dortmundi mposht Braunschweig dhe kualifikohet në raundin tjetër

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Borussia Dortmund ka shënuar fitore në udhëtim të Braunschweig, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Gjermanisë.

“Verdhëzinjtë” pavarësisht rasteve të shumta shënuan vetëm dy herë në portën kundërshtare.

Ishte Mats Hummels që pas asistimit të Jadon Sanchos realizojë golin e parë, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Kurse, fitorja u vulos në momentet e fundit nga anglezi, që realizojë në minutat shtesë (90+2).

Me këtë fitore, Dortmund është kualifikuar në raundin tjetër dhe pas hedhjes së shortit do ta mësojë kundërshtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat