Hernandez: Ishte një gol i veçantë, mëkat i madh që...

Futboll

Hernandez: Ishte një gol i veçantë, mëkat i madh që...

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Theo Hernandez

Milan arriti të triumfonte me rezultatin 3-2 ndaj Lazio-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie-A.

Golin e fitores për kuqezinjtë e shënoi, Theo Hernandez në minutën e 92-të të takimit. Pas suksesit ndaj bardhekaltërve pikërisht francezi foli për mikrofonat e televizionit të klubit, ku komentoi paraqitjen dhe ndjesitë pas një momenti kaq emocional.

Cilat janë mendimet që kalojnë në kokë pas një goli të tillë?

Është një gol i veçantë për mua. Mëkat i madh që nuk kemi tifozë në stadium pasi do të kisha dashur ta festoja me ta. Për mua, por edhe për ekipin ka qenë një vit i jashtëzakonshëm e do të kishte qenë bukur një festë më tribunat e mbushura.

Çfarë ju tha Paolo Maldini pasi ju dhuroi atë përqafim pas ndeshjes?

Ka qenë vendimtar në zgjedhjen time për të ardhur te Milani. Është shumë i rëndësishëm për mua dhe një figurë e klubit. Për më tepër, është edhe mbrojtësi më i mirë i krahut që ka parë historia e futbollist, ndaj për mua është një ndjesi fantastike fakti që më përqafon e më përgëzon.

Si e gjykoni paraqitjen e ekipit pas një suksesi të tillë?

E kishim përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme pasi kishim disa mungesa e fare pak kohë në dispozicion për të rifituar energjitë pas sfidës me Sasuolon. E dinim që do të ishte e vështirë sepse Lazio është një skuadër e madhe, megjithatë luftuam deri në fund dhe, me sa duket, ia vlejti barra qiranë…

Jeni i vetëdijshëm për vlerën tuaj për Milanin?

Unë punoj çdo ditë për të qenë më i miri në rolin tim. Për këtë më duhet të falënderoj trajnerin dhe shokët e skuadrës sepse vërtet që më kanë ndihmuar shumë që nga dita ime e parë këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat