Marcelo ka humbur besimin e ‘senatorëve’ të ekipit dhe trajnerit Zidane

Futboll

Marcelo ka humbur besimin e ‘senatorëve’ të ekipit dhe trajnerit Zidane

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Marcelo

Marcelo ka humbur shpejt besimin e shokëve të skuadrës dhe trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid dhe për këtë nuk po luan.

Mbrojtësi brazilian ka qenë nga më të mirët në botë në pozitën e tij dekadën e fundit, por këtë sezon nuk po gjen hapësira në ekipin e francezit Zidane.

Sipas ekspertit të Okdiario, Eduardo Inda, Marcelo ka humbur besimin e trajnerit, por edhe të bashkëlojtarëve.

“Senatorët e zhveshtores dhe Zidane janë të zemëruar me Marcelon”, ka thënë fillimisht Inda për El Chiringuito.

“Ai është një lojtar i rikuperueshëm, por shokët e tij të skuadrës nuk i besojnë më dhe Zidane ndan atë mosbesim”.

“Kundër Alaves, ai pati një përplasje të vogël me (Raphael) Varane për çështje taktike”, përfundoi eksperti spanjoll.

Ndryshe, Marcelo ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Madridin, por mund të largohet në janar ose verën e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat