Ancelotti: James dhe Richarlison humbasin ndeshjet e mbetura këtë vit

Futboll

Ancelotti: James dhe Richarlison humbasin ndeshjet e mbetura këtë vit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Carlo Ancelotti

Ekipi i Carlo Ancelottit do të jetë pa dy yjet e skuadrës për ndeshjet e mbetura të vitit kalendarik.

Menaxheri i Everton, pranon se James Rodriguez nuk do të luaj më këtë vit.

61 vjeçari do të jetë pa dy lojtarët kryesorë për ndeshjet e ardhshme.

Sheffield United dhe Manchester City do të jenë dy klubet më të cilat do të përballet Evertoni këtë muaj.

“James nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet në vazhdim, ndërsa pa Richarlison do të jetë shumë e vështirë”, është shprehur Ancelotti.

Mungesën e lojtarëve, Ancelotti do ta mbush me lojtarët e ri. “Tani që Richarlison nuk do të jetë aty, do t’iu jepet mundësia lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë. Në këto ndeshje, mund të tregojnë kualitetin e tyre”, u shpreh italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat