Zëvendësimi i Munishit mund të vijë nga Shqipëria

Futboll

Zëvendësimi i Munishit mund të vijë nga Shqipëria

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Bledi Shkëmbi

Ballkani dhe trajneri i njohur, Ismet Munishi kanë ndërprerë bashkpunimin më herët gjatë javës.

Kjo ngjarje shokoi botën sportive në Kosovë, pasi që ironikiht, Munishi kishte arritur rezultate të mira pavarësisht humbjeve të fundit, Ballkani qëndron në vendin e dytë me tre pikë larg liderit, Dritës.

Ballkani pritet që shumë shpejt të bëhet me trajner të ri pas largimit të Ismet Munishit.

Nga burime të sigurta brenda klubit, mësohet se drejtuesit e klubit kanë vendosur që trajneri i ri i suharekasve të jetë nga Shqipëria.

Në këtë mënyrë, opsionet nga Kosova si Bekim Isufi apo Afrim Tovërlani kanë rënë nga opsioni.

Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi janë dy trajnerët me të cilët po negocion Ballkani.

“Më kanë kontaktuar para disa ditësh, por nuk ka diçka më shumë për të shtuar. Nuk kam caktuar asnjë takim me presidentin Arsim Kabashi”, ka deklaruar të premten Bledi Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat