Batha: Teuta ekipi më i fortë i kampionatit

Futboll

Batha: Teuta ekipi më i fortë i kampionatit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Batha: Teuta ekipi më i fortë i kampionatit

I pranishëm në konferencën për shtyp të Tiranës përkrah trajnerit Nevil Dede përpara ndeshjes ndaj Teutës ishte edhe kapiteni Idriz Batha. Mesfushori i bardhebluve theksoi se ndaj Teutës, Tirana ka ndeshjen më të vështirë në momentin më të vështirë, duke parë edhe mungesat e shumta që ka. Gjithsesi Batha mbetet optimist për të marrë një rezultat pozitiv.

Teuta- Është ndeshja më e vështirë për ne dhe vjen në momentin më të vështirë. Do jetë luftë e fortë sportive. Për mendimin tim Teuta ka ekipin më të fortë të kampionatit, por që kjo përballje gjithmonë ka qenë emocionuese si për tifozët, ashtu edhe për futbollistët sepse edhe kjo është një “derbi” dhe do japim maksimumin për ta fituar ndeshjen.

Tirana– Tirana është gati të përballojë çdo ndeshje. E kam thënë se nuk është Tirana e frikshme, që ishte vjet, por edhe me këtë ekip diferencat janë shumë të vogla dhe mund ta përballojë pa diskutim.

Nuk jemi të frikshëm sepse kemi disa lojtarë të dëmtuar, disa largime dhe nuk është i njëjti ekip. Nëse një futbollist kënaqet me veten, atëherë ka arritur fundin.

Mendoj çdo ditë të përmirësohem dhe të jap më shumë në fushë. Nuk është nevoja të japim mesazhe publike. Mesazhet i ndajmë të gjithë bashkë atje, siç më japin mua mesazhe duke nisur nga më i vogli. Te Tirana nuk ka kapiten skuadre, jemi shpirt grupi dhe mesazhet i përcjellim në stërvitje.

Presioni– Nuk ka asnjë presion negativ te Tirana. Mendoj se Tirana ka ndryshuar nga vitet e fundit kur presioni ka qenë prezent. Te Tirana tani punohet, të gjithë duan të përmirësohen dhe siç e shikoni edhe vetë, ka shumë të rinj, që po provojnë veten e tyre. Karabeci? Më vjen mirë që do gjej një shok përballë, por mbi të gjitha më vjen mirë që do gjej lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat