Guardiola: Situatë e çuditshme për të gjithë, nuk mendojmë për titullin

Futboll

Guardiola: Situatë e çuditshme për të gjithë, nuk mendojmë për titullin

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Pep Guardiola

Manchester City ka triumfuar në Etihad ndaj Newcastle United në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.

‘Citizens’ fituan ndeshjen me rezultatin 2 – 0 me golat e Ilkay Gundogan 13′ dhe Ferran Torres 55′.

Pas ndeshjes, menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, u tregua modest sa i përket luftës për titull ku deklaroi se tani të gjitha rezultatet duken të quditshme, ai poashtu kritikoi Federatën angleze për kalendarin e ngjeshur por u shpreh se duhet ta pranojnë realitetin e krijuar.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe një kundërshtar i papërshtatshëm, kemi vuajtur ndeshjet e fundit sepse nuk kemi arritur të shënojmë”, tha ai.

“Sot loja që bëmë ishte e mirë, si në pozicionim ashtu edhe në intensitet. Duhej të shënonim më shumë, por e rëndësishme është që morrëm tre pikë”, tha spanjolli.

“Jo, ne javën e kaluar ishim në pozitën e 10-të në tabelë, është herët të flitet për titullin. Nuk kemi kohë për tu menduar, kemi ndeshje në tre ditë, lojtarët duhet të fokusohen prap”, shtoi ai.

“Nesër lojtarët duhet të rikuperohen dhe të përgatiten brenda një dite. Kjo pandemi na vë në një situatë ekstreme, por kështu i pëlqen Federatës angleze dhe ne duhet ta pranojmë atë”, përfundoi Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat