Cuadrado ka ofertë nga Kina, por cila është përgjigja e Juves?

Futboll

Cuadrado ka ofertë nga Kina, por cila është përgjigja e Juves?

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:07
Juan Cuadrado

Mbrojtësi i Juventus, Juan Cuadrado, ka pranuar një ofertë nga Kina, thuhet se oferta është ekonomikisht e mirë për kolumbianin.

Juan Cuadrado u bë protagonist kryesor në humbjen e thellë që pësoi Juventus në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultatin 0 – 3. Kolumbiani ishte edhe më herët nën “zjarr” nga trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, i cili deklaroi se 32 vjeçari duhet të mos e teprojë me driblime dhe t’i shfrytëzojë hapësirat kur hidhet në sulm.

Cuadrado, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, kishte pranuar një ofertë nga Kina, por sipas “calciomercato.com”, Juventus ka refuzuar ofertën kineze.

Ai mbetet njëri nga lojtarët kryesor për Pirlon, sidomos në mbrojtje ku përshtatet me stilin e italianit, pasi ky i fundit dëshiron lojtarë që mund të udhëheqin topin e të deportojnë kur kanë hapësira në tranzicion.

Në artikull thuhet që edhe një klub nga Premierliga ishte i interesuar për kolumbianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat