Lampard ka dy ndeshje në duar për të shpëtuar punën e tij

Futboll

Lampard ka dy ndeshje në duar për të shpëtuar punën e tij

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Frank Lampard

Chelsea këtë sezon nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme dhe po ka probleme kundër skuadrave që janë në krye Premierligës.

Klubi i Frank Lampard nuk është në formën e duhur, duke fituar vetëm një ndeshje në pesë takimet e fundit.

Për drejtuesit e klubit kjo gjë është shumë shqetësuese, pasi që ata kanë investuar para të majme në transferimet që kanë ndodhur te Blutë e Londrës.

Kai Havertz dhe Timo Werner janë lojtarët të cilët po kalojnë në një periudhë të keqe dhe pa gola të Chelsea këtë sezon, ata kanë shënuar bashkë një total prej 5 golave në Premierligë.

Sipas medieve angleze, raportohet se fati i Lampard do të varet nga dy ndeshjet e tij të ardhshme. Sfida kundër Manchester City dhe Fulham në Premierligë do të vendosin përfundimisht fatin e anglezit.

Për momentin, Chelsea janë jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, të renditur kështu në poztiën e 6-të me 26 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat