Gati 1 milion euro ndajnë për shqiptarin

Futboll

Gati 1 milion euro ndajnë për shqiptarin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:15
Gati 1 milion euro ndajnë për shqiptarin

Aurelio De Laurentiis ishte i qartë. Një nga detyrat e drejtorit sportiv Giuntoli do të jetë rinovimi i kontratave të Hysaj dhe Maksimovic.

Kontaktet me agjentët e lojtarëve janë të shpeshta, por ende nuk ka marrëveshje për shifrat: mbrojtësi shqiptar fiton 1.6 milion euro në sezon dhe dëshiron të paktën 2.5 milion që të rinovojë.

Situatë e ngjashme për Maksimovic: serbi ka një pagë prej 1.2 milion dhe dëshiron të arrijë të paktën 2 milion euro.

Ndryshe nga Milik, dy lojtarët janë brenda projektit taktik dhe teknik të Gattuso, kjo është arsyeja telenovela mund të vazhdojë për një kohë të gjatë me shpresën për të gjetur një marrëveshje, e cila për momentin duket e vështirë për t’u arritur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat