Xhaka me Arsenalin shënuan edhe një fitore të madhe

Futboll

Xhaka me Arsenalin shënuan edhe një fitore të madhe

Nga: K.Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:47
Alexandre Lacazette

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, me Arsenalin, shënuan edhe një fitore shumë të rëndësishme dhe që e kthen edhe qetësinë.

Arsenalit në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Brightonit. 

Futbollisti Alexandre Lacazette në minutën e 66-të, realizon për fitoren e madhe të ‘Topçinjve’. 

Xhaka u paraqit titullar si zakonisht, dha kontribut në fitoren e skuadrës londineze.

Pas javës së 16-të në Premier League, Arsenali renditet në vend të 13-të me 20 pikë, ndërsa Brighton është i 17-ti me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat