​Leeds synon transferimin e Draxler

Futboll

​Leeds synon transferimin e Draxler

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Julian Draxler

Klubi anglez Leeds United po synon të transferojnë sulmuesin e PSG-së Julian Draxler, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Skuadra e Leeds kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm me përfaqësuesin e Gjermanisë, dhe tani si duket do të jenë në garë me shumë skuadra të tjera franceze.

Draxler këtë edicion ka bërë nëntë paraqitje në Ligën 1 të Francës, dhe ka arritur të regjistrojë dy gola dhe një asistim për skuadrën e PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat