Drenica transferon dy futbollistë nga Shqipëria

Futboll

Drenica transferon dy futbollistë nga Shqipëria

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:11
Drenica transferon dy futbollistë nga Shqipëria

KF Drenica nesër nisë fazën përgatitore si dhe zbulon prurjet e reja.

Skuadra e Bledar Devollit që përfundoi sezonin me 6 ndeshje radhazi pa fitore do të koncentrohet në maksimum dhe do t’i mbushë bateritë për ta shpëtuar sezonin në pjesën pranverore.

Burime të Gazetës Olle të afërta me klubin mësojnë se dy prej prurjeve të Drenicës në këtë sesion të merkatos vijnë nga Shqipëria, teksa skuadra nga Skenderaj do të rrëmbejë edhe një prej futbollistëve të Llapit.

Nga Kategoria Superiore vijnë mesfushori i Vllaznisë, Behar Ramadani dhe mbrojtësi i krahut që së fundmi u paraqit tek Laçi, Donald Rapo teksa nga Llapi do të vijë, Eglentin Gjoni.

Përveç këtyre tre transferimeve, të njejtat burime tregojnë se Drenica nesër prezanton edhe dy futbollistë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat