Aston Villa harron Rashicën

Futboll

Aston Villa harron Rashicën

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:48
Aston Villa harron Rashicën

Aston Villa po kalon formë fantastike deri në këtë fazë të sezonit, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Dean Smith po tregon futboll të bukur teksa po ka edhe rezultate shumë të mira në Premier Ligën angleze.

Një nga objektivat e kahmotshëm për të cilin u raportua se po interesohej përsëri Aston Villa është edhe Milot Rashica.

Por, sipas Corriere Dello Sport, skuadra nga Birminghami tashmë është afër sigurimit të shërbimeve të Eriksen nga Interi, lëvizje kjo që do e bënte gati të pamundur edhe transferimin e kosovarit për shkak të financave.

Eriksen pritet të afrohet tek Villa në formë huazimi një vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat