Arteta jep detajet e fundit

Futboll

Arteta jep detajet e fundit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:03
Arteta jep detajet e fundit

Mikel Arteta njofton se Arsenal janë duke punuar për të siguruar një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë në çështjen e Mesut Ozil.

Mesfushori ka vetëm 6 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Gunners që nga 7 marsi.

Ozil mund të negociojë me ndonjë klub tjetër dhe të largohet nga Emirates në këtë afat kalimtar të janarit ose mund të arrij marrëveshje tani për t’u transferuar më pas në verë te ndonjë klub.

"Unë e bëra vendimin për ta lënë atë jashtë skuadrës dhe i dija pasojat që mund të vijnë prej saj", tha Arteta.

"Tani ne duhet të marrim një vendim tjetër në janar dhe t’i vendosim gjërat siç duhet në klub. Ne do të bisedojmë më lojtarin dhe të shohim se cila është zgjidhja më e mirë nga kjo situatë e ndërlikuar", u shpreh menaxheri i Gunners.

Ai për fund tregoi se ditët e ardhshme janë vendimtare për Ozilin dhe do të vendosin shumë shpejt për të ardhmen e tij.

Për momentin klubet e interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit janë DC United dhe Fenerbahces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat