Shkupjanët fillojnë përgatitjet, mungon trajner i ri

Futboll

Shkupjanët fillojnë përgatitjet, mungon trajner i ri

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:26
Shkupjanët fillojnë përgatitjet, mungon trajner i ri

Skuadra e futbollit Shkupi po përgatitet për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupjanët me trajner të ri synojnë titullin e kampionit. skuadra shqiptare renditet në pozitën e dytë me 33 pikë dhe ka 6 pikë me pak se kampioni vjeshtor, Shkëndija nga Tetova. 

“E premtja e 8 janarit ishte dita e parë e grumbullimit të ekipit pas tri javësh pushim, për të rifilluar përgatitjet për sezonin pranveror.

Ekipi është njoftuar fillimisht me plan programin e përgatitjeve nga drejtuesit e klubit, ndërsa shkaku i rregullimit të pasaportës në grumbullimin e parë ka munguar trajneri Hasan Ozer, i cili pritet të bashkohet nga java e ardhshme.

Edhe pse ishte paralajmëruar se ekipi do të fillojë përgatitjet në Dojran, është ndryshuar plani, pasi deri në fund të javës që vjen do të zhvillohen stërvitjet në Shkup, që më pas e gjithë faza përgatitore të zhvendoset në Antali, ku do të ketë dhe ndeshje kontrolluese.

Java e parë do të jetë e përqendruar për përgatitjet zakonshme, fillimisht me në përgatitjen fizike dhe kondicionalë”, njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat