​Fillimi i vitit 2021 sjellë dy përballje të vështira për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Futboll

​Fillimi i vitit 2021 sjellë dy përballje të vështira për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:39
Foto Ilustrim

Viti 2020 ishte një vit i cili solli shumë sfida dhe vështirësi për Kombëtaren e Kosovës në futboll dhe trajnerin e saj Bernard Challendes. Në fakt, “Dardanët” realizuan vetëm një fitore gjatë gjithë vitit dhe ajo erdhi përballë Moldavisë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por, një nisje aspak të lehtë Kosova pritet ta ketë edhe në vitin 2021 ku së shpejti do t’i zhvillojë dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, shkruan KosovaPress.

Shtete të fuqishme si Suedia dhe Spanja do të luajnë kundër Kosovës pas rreth tre muajve për të nisur kështu periudhën e vështirë të ballafaqimeve drejt këtij kompeticioni elitar të futbollit botëror.

Mbetet të shihet se do të përgatitet skuadra nën drejtimin e trajner Bernard Challendes i cili padyshim se ka nevojë për disa ndryshime dhe një organizim dhe motivim të ri për t’u paraqitur denjësisht në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat