Roma – Inter, kryendeshja e kësaj jave – Këto pritet të jenë formacionet

Futboll

Roma – Inter, kryendeshja e kësaj jave – Këto pritet të jenë formacionet

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:43
Roma – Inter

Krye-ndeshja e javës në Serinë A do të luhet në një orar të pazakontë, në 12:30, megjithatë në “Olimpico” premtohet spektakël, pasi përballë do të vihen skuadra e vendit të dytë dhe ajo e vendit të tretë të kampionatit.

Zikaltrit vijnë pas humbjes së befasishme 2-1 në transfertën ndaj Sampdorias, që ndërpreu serinë prej 8 fitoresh radhazi në kampionat, megjithatë sot do të kërkojnë suksesin për të mos mbetur mbrapa “kushërinjve” kuqezi në renditje.

Nga ana tjetër Roma po bën mjaft mirë këtë sezon dhe kanë fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit, ndërsa për sfidën e nesërme trajneri Fonseca ka rikuperuar edhe mesfushorin anësor Leonardo Spinnazzola.

Të dy skuadrat janë të detyruara për fitore pët shkak se rivali i tyre direkt për titullin, Milani shënoi fitore mbrëmë.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje.

ROMA (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Lo. Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. ALL.: Fonseca.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, A. Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian; Lukaku, L. Martinez. ALL.: Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat