Courtois: Dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës

Futboll

Courtois: Dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:05
Courtois: Dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës

Real Madrid barazoi mbrëmë pa gola ndaj Osasunës në udhëtim, në një terren aspak të përshtatshëm. Para dhe gjatë ndeshjes bora nuk ndaloi për asnjë moment, duke ia vështirësuar tej mase punën ekipeve.

Ishte portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois i cili nuk u përmbajt në deklaratën e tij.

Ekipi i vetëm në top-5 ligat evropiane pa asnjë fitore në këtë sezon

“Unë dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës, të cilët bënë një punë të mrekullueshme. Është për të ardhur keq ajo që na bëri La Liga. Ne e dimë se cilat ishin kushtet dhe natyrisht që ishim në gjendje për të luajtur, por tashmë nuk mund të shkojmë dot në shtëpi.

Ne nuk jemi kukulla që gjithmonë duhet të luajmë, por tashmë jemi bërë si një shfaqje. Sikur të mos vinim në Pamplona, ata do të merrnin fitoren në tavolinë”, theksoi Courtois.

Kujtojmë që avioni i madrilenëve qëndroi tre orë në ajër, pasi pista e aeroportit ishte komplet e ngrirë dhe nuk mund të ateronin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat