Messi “mbreti” i dekadës

Futboll

Messi “mbreti” i dekadës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:34
Messi “mbreti” i dekadës

Faqja e statistikave botërore, IFFHS ka klasifikuar 20 lojtarët më të mirë nga viti 2011-2020 dhe ai që kryeson është Lionel Mesi. IFFHS me këtë klasifikim kanë analizuar ecurinë dhe trofetë e fituar vit pas viti të këtyre 20 lojtarëve krijuar për përcaktimin e lojtarit më të mirë të botës në dekadën 2011-2020.

IFFHS ka marrë në konsideratë “TOP 20” të çdo renditje vjetore të secilës kategori në fjalë dhe ka caktuar pikë për secilin vend. Kështu që vendi i parë merr 20 pikë, i dyti grumbullon 19 pikë, i treti 18 pikë. Dhe 1 pikë për vendin e njëzetë.

Lionel Messi, fitues i Çmimit të Vitit në 2015, 2017, 2018 dhe 2019, gjithashtu i dyti në 2011, 2014, 2018 dhe 2020, natyrisht fitoi “Çmimin e playmaker-it më të mirë të botës nga viti 2011-2020”

Dominimi i tij gjatë gjithë këtyre 10 viteve të fundit ishte sovran, duke fituar 4 “Topa të Artë” midis 2011 dhe 2020, 6 tituj në La Liga, 5 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Champions, 2 Superkupa të Europës, dhe 2 Botërore për Klube me Barcelonën.

I dyti në renditje, ish-shoku i tij i ekipit Andres Iniesta, fitues i dy Çmimeve Vjetore 2012 dhe 2013, parapriu Luka Modriç të Kroacisë dhe Real Madrid fitues, Kevin De Bruyne dhe Toni Kros. Kristiano Ronaldo renditet në vendin e 12 me 54 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat