Drejtori i Teutës ndoqi ekipin e ri të Bledi Shkëmbit

Futboll

Drejtori i Teutës ndoqi ekipin e ri të Bledi Shkëmbit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:50
Drejtori i Teutës ndoqi ekipin e ri të Bledi Shkëmbit

Bledi Shkëmbi është zyrtarizuar në ekipin e Ballkanit në Kosovë, atje ku ka detyrën e vështirë për të fituar titullin kampion me këtë skuadër, për të treguar se afrimi i tij nuk ishte gabim.

Së fundmi ky ekip ka qenë në Shqipëri për të zhvilluar disa seanca përgatitore, përpara nisjes së kampionatit në Kosovë.

E teksa lojtarët e Ballkanit po stërviteshin, i pranishëm gjendej edhe Sulejman Starova.

Drejtori teknik i Teutës ka parë më nga afër këta futbollistë.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë vetëm për një kuriozitet personal të Starovës, por mbetet të shihet në të ardhmen se cili prej lojtarëve të Ballkanit mund t’i ketë lënë më shumë mbresa drejtorit të durrsakëve, për ta marrë në Superiore..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat