Vëllaznimi fillon përgatitjet

Futboll

Vëllaznimi fillon përgatitjet

Nga: K.G. Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:03
Vëllaznimi fillon përgatitjet

Klubi i futbollit Vëllaznimi ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore, më synim që të ikë sa më larg pjesës së poshtme të tabelës në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.

Gjakovarët renditen në vend të tetë me 14 pikë dhe janë në zonën e rrezikut.

“Sot Vëllaznimi ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror.

Përgatitjet i ka udhëhequr Haxhi Kurhasku dhe Dahim Xhepa.

Për më shumë rreth transferimeve tjera do t’ju lajmërojmë me kohë”, njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat