Festë në familjen Xhaka, Graniti dhe Leonita...

Futboll

Festë në familjen Xhaka, Graniti dhe Leonita...

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:41
Festë në familjen Xhaka, Graniti dhe Leonita...

Futbollisti nga Kosova që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka ka postuar një fotografi me familjen e tij derisa ka treguar se pritet të bëhet baba për herë të dytë

Këtë futbollisti i Arsenalit e ka bërë me anë të një postimi që e ka bërë në Instagram.

“Familja e jonë po rritet…ne mezi presim të takojmë ty”, ka shkruar Xhaka.

Kujtojmë se Xhaka para më shumë se një viti kishte pritur në jetë një vajzë bashkë me gruan e tij Leonita të cilën e ka pagëzuar me emrin Ayana.

Kujtojmë se Xhaka pati një ndeshje të mirë mbrëmë ku dy herë shpëtojë Arsenalin nga dy raste ku Crystal Palace kishte mundur që të shënonte gol..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat