Del Piero flet për derbin e madh italian mes Interit dhe Juventusit

Futboll

Del Piero flet për derbin e madh italian mes Interit dhe Juventusit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:28
Del Piero dhe Ronaldo

Sonte na pret një derbi i jashtëzakonshëm në kampionatin italian, Serie A. Inter e mirëpret Juventusin në “Guiseppe Meazza” me fillim nga ora 20:45.

Inter-Juventus nuk do të jetë kurrë një ndeshje si çdo tjetër, sepse është një rivalitet që i ka rrënjët në historinë e futbollit italian, sipas Del Pieros.

Alessandro Del Piero ka ide shumë të qarta kur flet për La Stampa, ku ai përshkruan derbin italian që ka luajtur dhjetëra herë gjatë karrierës së tij të gjatë në Juventus.

“Në rast të një fitoreje të Interit, unë besoj se kjo ndeshje mund të ketë një peshë të konsiderueshme te e ardhmja e klubit. Pikët fillojnë të peshojnë. Nuk e prisja kaq shpejt Pirlon si trajner, por e dija që ai donte të ndiqte këtë rrugë. Më duket se ekipi është duke e ndjekur atë në mënyrën e duhur “.

Si do të përfundojë loja? “Shpresoj me shumë gola, por nuk them se si do të përfundojë”, deklaroi Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat