Legjenda e futbollit, Domi, i tronditur me vdekjen e Vulës!

Futboll

Legjenda e futbollit, Domi, i tronditur me vdekjen e Vulës!

Nga: K.G. Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:33
Legjenda e futbollit, Domi, i tronditur me vdekjen e Vulës!

Legjenda e futbollit, Faruk Domi, është i pikëlluar me vdekjen e Rifat Vulës. Ai ka fjalë të mëdha për Vulën, që ishte krah i fortë i palestrës së sprorteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

“Na iku shpejtë edhe Rifati, një bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, njeriu që aq shumë e deshi sportin, aq shumë kontribuoi në mirëmbajtjen dhe organizimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Pallatin e sporteve ‘Shani Nushi’.

Gjithmonë do të mbetesh në kujtimin e çdo sportisti, trajneri  e dashamiri të sportit. U prehshe ne paqe rifle”, shkruan Domi në profilin e tij në facebook.  

Lajmi konfirmohet edhe në faqen e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

“Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula.

Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës. 

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve!”, njofton KK i Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat