​Rooney: Nuk do ta lë Derbyn edhe në kohët më të vështira

Futboll

​Rooney: Nuk do ta lë Derbyn edhe në kohët më të vështira

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:23
​Rooney: Nuk do ta lë Derbyn edhe në kohët më të vështira

Wayne Rooney thotë që nuk do ta lë pozitën si trajner i skuadrës së Derbyt edhe nëse oferta për ta blerë klubin do të dështoj.

Rooney i dha fund karrierës si futbollist javën e kaluar, kur edhe e morri detyrën e trajnerit tek Derby, pavarësisht kohërave të këqija që janë duke i kaluar, ku nuk po mund të paguajnë pagat e lojtarëve, dhe tani po raportohet që është bërë një ofertë nga miliarderi i Abu Dhabit Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan, përcjell KosovaPress.

Rooney është pyetur nëse do të jep dorëheqje në qoftë se dështon marrëveshja që klubi të blehet nga sheiku miliarder, dhe përgjigja e tij ishte e shpejtë.

“Jo, aspak! Normalisht jemi duke pritur që të gjithë lojtarët të marrin pagat e tyre, dhe pastaj duhet t’i kthehemi fitoreve. Pastaj mund të shohim edhe rreth mundësisë për të transferuar lojtarë të ri”, tha Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat