Shkupjanët shesin sulmuesin më të mirë

Futboll

Shkupjanët shesin sulmuesin më të mirë

Nga: K.G. Më: 21 janar 2021 Në ora: 18:08
Shkupjanët shesin sulmuesin më të mirë

Skuadra shqiptare Shkupi mbetet pa sulmuesin më të mirë, Dembo Darbo!

Ai ishte si uragan gjatë vjeshtës dhe falë tij shkupjanët përfunduan në vend të dytë me 33 pikë apo 6 me pak se kampioni vjeshtor Shkëndija nga Tetova.

Shkupi përfiton milionësh nga shitja e futbollistit.

"Sot edhe zyrtarisht mundë të shpalosim se ka përfunduar me sukses transferimin i Dembo Darbo, i cili nga sot është pjesë e kampionatit më të fortë të Bjellorusisë.

Pas bisedimeve të gjata dhe intensive, kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shakhtyor Soligorsk, ndërsa në transferimin e Dembos rol të rëndësishëm kishte edhe menaxheri Florin Biba.

Të kujtojmë se Dembo erdhi te FC Shkupi me 9 gusht të vitit 2019, nga skuadra e ASEC Ndiambour, duke u bërë futbollisti më i rëndësishëm gjatë këtij sezoni në kampionat, pasi shënoi 16 gola në kuadër të Ligës së Parë, dy të tjerë në Kupën e Maqedonisë së Veriut dhe një në ndeshjen e Ligës së Evropës, duke ndihmuar klubin që të ndalet në pozitën e dytë në renditje me 33 pikë.
Edhe pse kishte shumë oferta nga kampionate të ndryshme evropiane, kryesia e klubit dhe futbollisti zgjodhën si më të përshtatshmen ofertën e klubit bjellorus, duke e mbyllur me sukses marrëveshjen për realizimin e kësaj lëvizje.

“Do të doja të falënderoja secilin veçmas për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë në klub që nga dita kur për herë të parë shkela në Çair. Në mënyrë të veçantë do të falënderoj bashkëlojtarët dhe tifozët. I uroj Shkupit më të mirën dhe shpresoj që këtë vit të shpallen kampion.

Shkupi do të mbetet pjesë e imja, si dhe unë do të mbetem gjithmonë pjesë e Shkupit. Dua të falënderoj edhe menaxhmentin dhe stafin që më ndihmuan dhe vërtet ndjehem i bekuar që isha pjesë e kësaj familje. Gjithmonë do t’ju dua dhe do të gëzohem në çdo sukses tuajin”, ka thënë Dembo në deklaratën përshëndetëse.

Me këtë rast, skuadra e FC Shkupit dhe i gjithë stafi, publikisht falënderojnë futbollistin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe deri sa mbajti veshë fanellën e klubit, për golat dhe emocionet që i dha edhe publikut si dhe ndihmën klubit për të qenë në mesin e pretendentëve për titullin kampion", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat