Napoli me lajm të mirë

Futboll

Napoli me lajm të mirë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:04
Napoli me lajm të mirë

Napoli dhe trajneri Xhenaro Gatuzo, kanë marrë një lajm shumë të mirë ditën e sotme, teksa sulmuesi, Viktor Osimhen ka rezultuar negativ ndaj Koronavirusit dhe do të bashkohet me skuadrën në stërvitje ditën e nesërme.

Sulmuesi i cili u afrua me bujë ne merkaton e verës, kishte bërë një nisje shumë të mirë me të kaltrit, por ka qëndruar jashtë fushave nga 8 nëntori i 2020, për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Kur lojtari po shkonte drejt riaftësimit, e ndoqi fati i keq, teksa në fillim të këtij viti rezultoi pozitiv me Koronavirus, që e mbajti të izoluar deri sot.

Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe  lojtari mund të bashkohet me shokët e skuadrës, për t’i ndihmuar të kthehen te rezultatet pozitive, pas humbjes së fundit në Superkupë me Juventusin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat