Klodian Duro rikthen në skuadër futbollistin që tek Feronikeli e kishte transferuar Albert Bunjaki

Futboll

Klodian Duro rikthen në skuadër futbollistin që tek Feronikeli e kishte transferuar Albert Bunjaki

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:20
Klodian Duro rikthen në skuadër futbollistin që tek Feronikeli e kishte transferuar Albert Bunjaki

Futbollisti i krahut, Simon Loshi i është bashkuar Feronikelit në fazën përgatitore.

Loshi së pari tek skuadra nga Drenasi ishte bashkuar para një viti, atëher kur frenat e skuadrës në duar i morën Albert Bunjaki dhe Agim Sopi.

Ai pauzoi nga skuadra qysh prej largimit të dyshes së lartë përmendur duke u kthyer në Holandë dhe duke luajtur aty në ligat e ulëta sa për të mos e humbur formën dhe kondicionin, shkruan Olle.

Loshi është prodhim i akademisë së Feynoordit, ai do të ndihmojë skuadrën në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat