Kamberi ndëshkohet me karton të verdhë në barazimin e Zurich-ut ndaj St. Gallen-it

Futboll

Kamberi ndëshkohet me karton të verdhë në barazimin e Zurich-ut ndaj St. Gallen-it

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 16:05
Alexander Hack (majtas) barazoi rezultatin pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Zurich-u dhe St. Gallen-i kanë ndarë pikët, duke barazuar 2:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të elitës së futbollit zviceran.

Futbollistët shqiptarë patën paraqitje në këtë përballje. Lindrit Kamberi e nisi ndeshjen si titullar për Zurich-un, ndërsa Selmin Hoxha ishte gjithashtu në formacionin e parë dhe u zëvendësua në minutën e 80-të.

Vendasit realizuan në minutën e 24-t, autor i golit Emmanuel 1:0.

Në anën tjetër, Leon Frokaj u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, ndërsa Betim Fazliji në minutën e 75-të për St. Gallenin.

Mysafirët reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të përmbysin rezultatin. Hunziker realizoi në minutën e 51-të për 1:1, ndërsa në minutën e 77-të shënoi sërish për epërsinë 1:2.

Megjithatë, Zurich-u nuk u dorëzua dhe në minutën e 88-të Hack realizoi golin e barazimit për rezultatin përfundimtar 2:2.

Kapiteni Lindrit Kamberi (minuta 25) u ndëshkua me karton të verdhë gjatë takimit.

Pas 14 javëve, St. Gallen-i renditet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Zurich-u pozicionohet në vendin e pestë me 21 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat