Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli, dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

Futboll

Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli, dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 12:46
Fotoilustrim

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje, ku FC Ballkani pret Gjilanin, ndërsa Drita përballet me Feronikelin.

Ballkani dhe Gjilani takohen nga ora 13:00, në një përballje që ka rëndësi për pozicionet në pjesën e sipërme të tabelës.

Ballkani aktualisht ka 19 pikë dhe renditet në vendin e pestë, ndërsa Gjilani është i katërti me 22 pikë. Një fitore e Ballkanit do ta afronte ndjeshëm me Gjilanin, duke e bërë edhe më të ngushtë garën për pozitat e para.

Ndeshja tjetër zhvillohet nga ora 15:00, ku Drita përballet me Feronikelin. Drita gjendet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Feronikeli është i shtati me 15 pikë. Skuadra gjilanase synon të marrë tri pikët për të forcuar pozitën e saj dhe për t'u shkëputur më shumë nga ndjekësit në tabelë.

Prishtina vazhdon të kryesojë kampionatin me 35 pikë, pesë më shumë se Malisheva, që renditet e dyta me 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat