Mbrojtësi i Vorës, Henri Zuna, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga Drejtoria Teknike, dueli Vora – Tirana, e përfunduar 0-0. Pas sfidës, 23-vjeçari u prononcua para mediave:
“Barazimi nuk më kënaq, kemi hyrë në shumë për fitoren, por nuk ka problem. Lojtari i Ndeshjes? Besoj kam bërë një ndeshje të mirë. Kam qenë i saktë, përveç kartonit të verdhë, që nuk më falet. Dueli me Xhixhën?
Është kundërshtar shumë i vështirë, por e kam studiuar mirë.
Edhe Tirana është e fortë. E vërtetë se më pëlqen të dal shumë para në zonën rivale. Kalimi te Vora? Kurrë nuk jam bërë pishman, jam falënderues presidentit dhe trajnerit që më kanë besuar”.