Dita e sotme kulmon me ndeshjen që mbyll llogaritë e javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ajo mes Vorës dhe Tiranës. Takimi i cili do të zhvillohet në Vorë, do të luhet në mesditë, ora 13:30.
Të dyja skuadrat vijnë me pretendime të ndryshme. Në radhët e vorakëve, duhet rikthimi tek suksesi pas disfatës së rëndë në Rrogozhinë ndaj Egnatias 5-1.
Sa i përket bardhebluve, të besuarit e Dean Klafuriç synojnë vazhdimësinë pas suksesit miminal në kryeqytet me Teutën.
Si Vora, ashtu edhe Tirana, ndodhen në afërsi me njëra-tjetrën sa i takon klasifikimit.
E para mban vendin e 8-të me 12 pikë, ndërsa kryeqytetasit, me 3 pikë më shumë një vend më sipër.
Barazimi në këtë rast nuk do t’i shërbente asnjërës pasi situata do të ndërlikohej akoma më shumë për ecurinë në kampionat.