Espi: Do të jap gjithçka që kam për këtë klub 

Futboll

Espi: Do të jap gjithçka që kam për këtë klub 

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:42
Lojtarët e Realit

Carlos Espi ka shprehur dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj Real Madridit, pas një mbrëmjeje të veçantë në Santiago Bernabéu, ku u shndërrua në heroin e skuadrës madrilene.

Sulmuesi 21-vjeçar realizoi golin e fitores në minutën e 85-të, duke kompletuar përmbysjen 2-1 ndaj Celta Vigos, pasi mysafirët kishin kaluar të parët në epërsi, ndërsa Jude Bellingham kishte barazuar rezultatin në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Espi nuk i fshehu emocionet dhe theksoi se Real Madridi përfaqëson ëndrrat e tij, duke premtuar përkushtim maksimal ndaj klubit.

“Do të jap gjithçka që kam për këtë klub. Real Madridi përfaqëson të gjitha ëndrrat e mia. Santiago Bernabeu duhet të jetë një fortesë”, deklaroi Espi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat