Oriku i Vlorës ka marrë fitore karakteri ndaj Kukësit në shtëpi, 1-0, aty ku vendosi goli i Shkrelit në minutën e 43-të, java e 11-të në Kategorinë e Parë.
Kjo ishte fitorja e parë për këtë sezon te “blutë” e Vlorës, ndërsa dueli prodhoi edhe përleshje fizike.
Pas përfundimit të pjesës së parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes, lojtarët që kishin dalë në nxehje vrapuan menjëherë drejt tunelit për të “qetësuar gjakrat”.
Deri tani, nuk ka një sqarim nga klubet respektive për të hedhur “dritë” se çfarë ndodhi dhe kush ishte arsyeja e kësaj “skene”.