Trajneri i Napolit: Arritëm të fitonim, edhe pse vuajtëm pak 

Futboll

Trajneri i Napolit: Arritëm të fitonim, edhe pse vuajtëm pak 

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 00:07
Trajneri i Napolit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Napolit, Massimiliano Allegri, komentoi fitoren (1:0) ndaj Torinos, duke zbuluar se gjatë ndeshjes kishte kërkuar nga futbollistët e tij të ndryshonin qasje dhe të mos lejonin që nervozizmi të ndikonte në lojën e tyre.

Deri në golin e Scott McTominay, frustrimi kishte filluar të ndihej te lojtarët e Napolit, të cilët po krijonin raste, por nuk po arrinin ta gjenin rrugën drejt rrjetës.

Në atë moment, Allegri u kërkoi të buzëqeshnin, pasi negativiteti nuk do t'i ndihmonte të zhbllokonin ndeshjen.

Në fund, trajneri doli i fituar edhe nga kjo këshillë.

“Në fushë nuk kishte atmosferën e duhur, sepse kishin ndodhur shumë situata jo të favorshme. Prandaj u thashë lojtarëve të buzëqeshnin. Arritëm të fitonim, edhe pse vuajtëm pak.

Të fitosh nuk është e lehtë dhe ndoshta na u desh të vuajmë pak për t'i marrë tri pikët.

Sigurisht, duhet të përmirësohemi në disa aspekte, si për shembull ta qarkullojmë më shpejt topin nga njëra anë në tjetrën. Megjithatë, lojtarët bënë një punë të mirë, veçanërisht në goditjet standarde”, deklaroi Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat