Sulmuesi shqiptar vulos rezultatin për 3 pikë të arta

Futboll

Sulmuesi shqiptar vulos rezultatin për 3 pikë të arta

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:01
Pamje nga ndeshja

Belajdi Pusi realizoi një gol mjaft të bukur dje me Fakel Voronesh.

Ishte pikërisht Pusi që në fundin e pjesës së parë vulosi rezultatin përfundimtar 0-2.

Për Fakel Voronesh ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Ekipi rus mban vendin e fundit në renditje.

Për shkodranin ishte goli i parë në elitën e futbollit rus. Kujtojmë se 28-vjeçari luante me Vllazninë dhe Skënderbeun në Shqipëri, para se të vazhdonte karrierën në Azerbajxhan dhe më pas Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat