Spalletti: Të përqendrohem te fusha

Futboll

Spalletti: Të përqendrohem te fusha

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 12:43
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti

Para ndeshjes së Serie A kundër Venezias, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli për televizionin DAZN.

“Duke marrë parasysh se kush jemi dhe çfarë futbollistësh kemi në dispozicion, na ofrohen shumë mundësi.

Duhet të jemi të ekuilibruar dhe të kemi kujdes nga kundërsulmet e tyre, pasi kjo është pika ku mbështeten më së shumti.

Nicola është një trajner i zoti, i cili arrin të gjejë zgjidhje të reja taktike kudo që shkon.

Sa i përket Contes, nuk dua të shtoj asgjë. Duhet të përqendrohem te fusha dhe te fitorja e sotme.

Kur je trajner i Juventusit dhe nuk dëshiron të flitet për ty, ekziston vetëm një zgjidhje: të dalësh në fushë dhe të fitosh ndeshjet.

E gjithë kjo është normale kur arrin në një nivel ku je çdo ditë në televizion“, deklaroi Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat