Gjyqtari norvegjez do të drejtojë takimin Real Madrid - PSV

Futboll

Gjyqtari norvegjez do të drejtojë takimin Real Madrid - PSV

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 15:37
UEFA ka caktuar gjyqtarin norvegjez Espen Eskas

UEFA ka caktuar gjyqtarin norvegjez Espen Eskas për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe PSV Eindhovenit, e cila do të zhvillohet të martën në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Eskas është pjesë e kategorisë elitare të gjyqtarëve të UEFA-s dhe mban stemën ndërkombëtare që nga viti 2017.

Sipas gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’, kjo do të jetë ndeshja e katërt në garat evropiane që arbitri norvegjez do të drejtojë me Real Madridin.

Bilanci i madrilenëve nën drejtimin e tij është plotësisht pozitiv, pasi kanë regjistruar tri fitore në tri përballjet e mëparshme.

Ndeshja e fundit e Real Madridit e gjykuar nga Eskas ishte ajo kundër Monacos, në fazën e ligës sezonin e kaluar, ku skuadra spanjolle triumfoi me rezultat bindës 6:1, më 20 janar.

Më parë, ai kishte drejtuar edhe përballjen ndaj skuadrës franceze Brest, në sezonin 2024/25, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 3:0.

Ndërkohë, për herë të parë në karrierën e tij, Eskas do të ndajë drejtësinë në një ndeshje evropiane të PSV Eindhovenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat