Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit.
Dritan Mehmeti debuton me fitore në krye të Pogradecit, pasi liqenorët fitojnë 1-0 në transfertë ndaj Burrelit.
Një fitore të rëndësishme larg shtëpisë merr edhe Korabi, që mposht me rezultatin 2-0 në Librazh vendasit e Sopotit.
Ka festë edhe për Orikun, që provon fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi triumfon minimalisht 1-0 përballë Kukësit në shtëpi.
Nesër do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 11-të të Kategorisë së Parë, me sfidat Besëlidhja-Iliria dhe Flamurtari-Bylis.