Bregallnica do ta presë në fushën e saj, në Shtip, liderin e kampionatit, Struga Trim Lum, në përpjekje për t’i dhënë fund serisë së saj prej katër fitoresh radhazi.
Nga ana tjetër, skuadra nga Shtipi, me një fitore në këtë përballje, mund të largohet nga zona e rrezikut dhe t’u afrohet në renditjen tabelore skuadrave të Sileksit dhe Shkëndijës së Haraçinës.
Në kampin e Bregallnicës presin një ndeshje të mirë dhe shpresojnë të arrijnë fitoren.
Ata kanë respekt për liderin e tabelës, por theksojnë se edhe vetë kanë objektivat e tyre, veçanërisht kur luajnë në fushën vendase.
Futbollisti i Bregallnicës, Matej Angellov, u shpreh:
“Kemi punuar mirë gjatë periudhës së pushimit. Na pret një ndeshje e vështirë kundër liderit të tabelës, një skuadër me përvojë të madhe.
Kemi respekt për kundërshtarin, Struga Trim LUm, por edhe ne kemi objektivat tona, sidomos kur luajmë në fushën tonë. Presim mbështetjen e tifozëve dhe shpresoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv”.