Widzew Lodz është mposhtur në transfertë nga Rakow, në ndeshjen e vlefshme të javës së 15-të të kampionatit në Poloni. Kjo sfidë u mbyll në favor të vendasve, 3-1.
Golin e vetëm tek miqtë e shënoi Juljan Shehu. Mesfushori i Kombëtares përfitoi nga një pasim i Lindon Selahit, shqiptarit tjetër që aktivizohet në këtë skuadër për të gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, goli i barazimit.
Mirëpo, përpjekjet për të dalë me pikë nuk rezultuan të suksesshme, pasi vendasit shënuan dy herë të tjera me Racovitan dhe Makuch.
Me këtë humbje, Widzew ndodhet në zonën e kuqe, vendi i 16-të me vetëm 14 pikë në total.