PSG konfirmon lëndimin e rëndë të Desire Doue

Futboll

PSG konfirmon lëndimin e rëndë të Desire Doue

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 14:04
Désiré Doué

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se futbollisti Désiré Doué ka pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë, pas ndeshjes ndaj Nice, të cilën kampionët francezë e fituan me rezultat 3:2.

21-vjeçari ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e djathtë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale para përfundimit të këtij muaji, ka njoftuar klubi parisien.

Doue u lëndua në fund të pjesës së parë, pasi pësoi një përdredhje të jonatyrshme të gjurit.

Ai mbeti i shtrirë në fushë në dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë, nën duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadium.

PSG nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e mungesës së tij, por pritet që futbollisti të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

“Është padyshim një lëndim serioz”, kishte deklaruar trajneri Luis Enrique pas ndeshjes.

Ky është një tjetër lajm i keq për PSG-në, e cila tashmë ka humbur edhe Khvicha Kvaratskhelian, po ashtu për shkak të këputjes së ligamentit ACL në gjurin e djathtë, të pësuar në ndeshjen ndaj Barcelonës muajin e kaluar.

Doue ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të PSG-së këtë sezon, duke realizuar tri gola në tri paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Francezi ka pasur rol të rëndësishëm në sukseset evropiane të klubit gjatë dy sezoneve të fundit, ndërsa mund të luajë si në krahë të sulmit, ashtu edhe në mesfushë.

Mungesa e tij përbën një goditje të madhe për Luis Enriquen, i cili tashmë ka probleme edhe me gjendjen fizike të Ousmane Dembélés.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat